Punëtori i një ferme “shfryhet” duke e rrahur derrin e ngujuar

  • E.K /
  • 03 December 2021 - 12:49
Punëtori i një ferme “shfryhet” duke e rrahur derrin e ngujuar

Derrat janë rrahur, gjymtuar dhe janë mbajtur në kushte të mjera në një fermë franceze, thonë hetuesit.

Sipas pamjeve të kamerave, këto kafshë kanë pësuar herni të dhimbshme të mëdha sa topi i futbollit dhe u janë dhënë antibiotikë që cilësohen si zgjedhje e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan Independent.

Kafshët në fermën me 20.000 derra i dërgohen brendit “Herta”, që shet mish të tyre në pesë dyqane udhëheqëse në Britaninë e Madhe.

Në videon sekrete, të realizuar nga aktivistët francezë, duket se fermerët shkelin disa ligje të mirëqenies së kafshëve.

Në pamje shihet një punëtor që e godet në mënyrë të përsëritur disa herë një derr të ngujuar në kafaz.

Kamerat e fshehura u vendosën në një fermë në veri të Francës nga grupi për mirëqenien e kafshëve, “L214”, i cili do të paraqesë ankesë kundër fermës për abuzim dhe keqtrajtim të kafshëve.

Paralajmërim: Në videon e mëposhtme ka skena dhune ndaj kafshëve. Nuk preferohet shikimi nga personat e ndjeshëm.

(Kosova Sot Online)