Vëllai 13 vjeç vret motrën 14 vjeçe, u mundua të qëllonte dy persona që i morën një armë pa ia paguar

  • E.K /
  • 03 December 2021 - 13:22
Vëllai 13 vjeç vret motrën 14 vjeçe, u mundua të qëllonte dy persona që i morën një armë pa ia paguar

me armë në përpjekje për të qëlluar dy persona që i morën një armë tjetër pa ia dhënë të hollat.

Policia lokale tha se djali, identiteti i të cilit nuk u zbulua, kishte blerë materiale në internet dhe kishte prodhuar armë gjysmautomatike në shtëpi, shkruan Independent.

Përmes një deklarate, policia tha se incidenti ndodhi të shtunën, kur dy njerëz shkuan në shtëpinë e adoleshentit për të blerë një armë. Në vend se të paguanin, dy personat ikën. Policia beson se djali qëlloi një herë në përpjekje për t’i ndalur.

“Sipas hetimit, ai po i qëllonte njerëzit që ia morën armën, por në vend të tyre e qëlloi motrën e vet. Është shumë pikëlluese që ndodhi vdekja e motrës së tij”, tha sherifi Tim Pounds.

Ndonëse në shtëpi u thirr ndihma e shpejtë, nëna e vajzës vendosi që ta dërgonte të bijën në spital me veturë. Vajza vdiq gjatë rrugës për në spital, raporton Associated Press.

Hetuesit e zbuluan biznesin e adoleshentit, pasi ia kontrolluan shtëpinë. Ai është arrestuar bashkë me një 19-vjeçar, i cili ishte përpjekur të blinte armë prej tij. Të dytë janë akuzuar për vrasje.

(Kosova Sot Online)