Shkon në 30, numri i të arrestuarve në aksionin ‘Subvencionet 2021’

  • G.G /
  • 03 December 2021 - 13:36
Shkon në 30, numri i të arrestuarve në aksionin ‘Subvencionet 2021’

Krimet Ekonomike janë duke vazhduar aksionin “Subvencioni 2021”, në së paku katër komuna, ku sipas burimeve brenda Prokurorisë Speciale, numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në 30.

Të arrestuarit në Istog, Pejë, Lipjan e Ferizaj, dyshohet se janë përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

Katër të arrestuar Valbona Kaliqani, Adrian Ramqaj, Jeton Sylaj dhe Granit Lubeniqi, janë zyrtarë të komunës së Istogut.

Brenda Prokurorisë kanë konfirmuar se Valbona Kaliqani është zyrtare me kontratë të rregullt, ndërsa tre të arrestuarit e tjerë në komunën e Istogut janë me kontratë mbi vepër.

Kujtojmë se aksioni “Subvencione 2021”, ka filluar muaj më parë në disa qytete të Kosovës, ku janë arrestuar dhjetëra zyrtarë e qytetarë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

(Kosova Sot Online)