Mosmarrëveshje ndërmjet një specializanti dhe një infermieri në QKUK, shoqërohen në polici

  • E.K /
  • 03 December 2021 - 14:25
Mosmarrëveshje ndërmjet një specializanti dhe një infermieri në QKUK, shoqërohen në polici

Mëngjesin e sotëm, në qendrën Emergjente të QKUK-së, një specializant dhe një infermier janë përfshirë shoqëruar në polici, për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë”, ka deklaruar Borovci.

Borovci tha se palët janë shoqëruar në stacion policor.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Borovci.

Media mëson se të dyshuarit janë një specializant dhe një infermier.

(Kosova Sopt Online)