Edi Rama me një kosovar tallen publikisht me avokatin kosovar, Arianit Kocin

  • E.K /
  • 03 December 2021 - 15:45
Edi Rama me një kosovar tallen publikisht me avokatin kosovar, Arianit Kocin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook duke provuar që të promovojë industrinë e peshkimit në Republikën e Shqipërisë. Por, kjo ka ndjellur hidhërimin e avokatit kosovar, Arianit Kocit.

Në këtë fotografi, z. Edi Rama ka marrë mbi 55 mijë pëlqime ku edhe e ka vënë mbishkrimin “alamet çunash”.

Koci ndërkohë, i ka komentuar me shumë kulturë kryeministrit shqiptar duke i thënë: “Shumë promovim i keq. Peshku i varur në këtë mënyrë po e len një përshtypje të trajtimit jo-human. Së paku mos postoni këtë lloj fotosh!”

Por, një komentues kosovar nuk e ka kursyer aspak avokatin e mirënjohur duke i thënë se në fakt është ai vet që po bën promovim të vetes.

Këtij komentuesi, Rama i ka reaguar me emoji duke u shkulur së qeshuri derisa i përmend emrin e tij

Kjo ka nxitur avokatin që më pas të bëj një opinion ku i shpreh simpatinë z. Rama por edhe nuk pajtohet që përqesh atë përmes komentuesit të rëndomtë kosovarë.

(Kosova Sot Online)