Cili është parashikimi i motit për sot?

  • S.A /
  • 04 December 2021 - 08:22
Cili është parashikimi i motit për sot?

Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell, por do të jetë relativisht ftohtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri +4 gradë Celsius, kurse maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

“Të shtunën mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohet. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

(Kosova Sot Online )