Shqiptarë e serbë të zonave të thella, pa informacione rreth vaksinimit

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 16:19
Shqiptarë e serbë të zonave të thella, pa informacione rreth vaksinimit

Shqiptarë e serbë që jetojnë në zona të thella të Kosovës kanë pak informacione rreth procesit të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19.

Disa prej tyre që i ka vizituar organizata e Kryqit të Kuq muajve të fundit, në qytetin e Kamenicës dhe Ranillugut, refuzojnë të vaksinohen, për shkak të informacioneve të ndryshme që kanë dëgjuar e lexuar në internet.

Por, ka edhe të tillë që nuk kanë mundësi të udhëtojnë deri te qendrat e vaksinimit.

(Kosova Sot Online)