Noari ka nevojë për ndihmën tuaj për ta mposhtur Leukeminë

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 13:53
Noari ka nevojë për ndihmën tuaj për ta mposhtur Leukeminë

Noar Krasniqi, një djalë 3-vjeçar nga Prishtina po lufton me leukeminë akute limfocitare.

Mjekët kanë propozuar që Noar të transferohet jashtë vendit për t’u trajtuar. Diagnoza për Noarin ishte shumë tronditëse për familjen e tij, sepse çmimi i trajtimit është 200.000 € – 300.000 € dhe familja nuk mund ta përballojë këtë kosto.

Familja e Noarit të vogël po përpiqen t’i mbledhin paratë e nevojshme për trajtimin e tij. Ata i falenderojnë të gjithë ata që kanë telefonuar, dërguar mesazhe e që janë lutur për shëndetin e Noarit.

Ju mund të ndihmoni përmes GoFoundMe.

(Kosova Sot Online)