Po e çonin në burgun famëkeq, shqiptari i jep fund jetës

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 14:16
Po e çonin në burgun famëkeq, shqiptari i jep fund jetës

Ditën e enjte një i dënuar shqiptar ndërroi jetë në Greqi, pasi vari veten. Sot mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja.

Shqiptari ishte dërguar nga burgu i Malandrinos në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Por në momentin e kthimit në burg, 38-vjeçari vari veten me lidhëse këpucësh brenda kafazit teksa automjeti ishte në lëvizje.

Shqiptari ishte dënuar për disa vepra penale.

(Kosova Sot Online)