Pas një të shtune me diell, sot ka përmbytje në Split të Kroacisë

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 15:54
Pas një të shtune me diell, sot ka përmbytje në Split të Kroacisë

Pas një të shtune kryesisht me diell, sot ka ndodhur e kundërta në Kroaci – me vranësira dhe shira, me borë jo vetëm në male por me gjasë edhe në ultësira.

Mëngjesin e sotëm ka rënë shi i dendur në Adriatik, lokalisht dhe me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Gjatë gjithë ditës priten reshje të dendura shiu, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Shumë rrugë në qendër të Splitit janë përmbytur. Siç shihet edhe në pamje, në qendër të qytetit është ‘krijuar’ një përrua i vogël.

Stacioni automatik meteorologjik Split-Spinut regjistron 47 litra reshje nga mesnata, prej të cilave 36 litra nga ora 8:30 deri në 9:30.

(Kosova Sot Online)