Një 34-vjeçari i sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 16:54
Një 34-vjeçari i sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në lagjen Vetërnik, në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit BMW. Pas  një kontrolli të detajuar që i është bërë personit  dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj një armë të shkurtë ( lloji TT), në karikatorë si dhe 4 fishekë.

Sipas policisë, idyshuari, R.K, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim në stacionin policor jugu në Prishtinë.

Ndaj tij  është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)