Zbulohet kush tentoi të vriste presidentin turk Erdogan: Çfarë tradhtie!

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 18:10
Zbulohet kush tentoi të vriste presidentin turk Erdogan: Çfarë tradhtie!

Mediat turke kanë dhënë detaje të reja për tentativën e dështuar të eleminimit të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Sipas mediave lokale, policia turke gjeti një bombë të vendosur në një nga makinat që i përkiste një oficeri, që duhet të ishte në detyrë në një takim të parashikuar nga Erdogan.

Bomba me telekomandim u gjet në Mardin dhe ekipet e forcave xheniere arritën ta çaktivizonin atë. Ndërkohë që ka nisur një hetim për gjetjen e personave përgjegjës për këtë akt.

“Ndërsa humbjet e organizatës terroriste rriten, kushedi çfarë më shumë, çfarë rrëfimesh, çfarë tradhtie, çfarë lloj poshtërsie do të zbulohet”, deklaroi Erdogan gjatë fjalimit të tij, duke iu referuar militantëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë.

Nënkryetari i partisë së Erdogan, Hamza Da? deklaroi se ka nga ata që përpiqen të shkatërrojnë paqen në vend dhe ky sipas tij është një prej rasteve.

Korrespondentja e televizionit izraelit raportoi nga Ankaraja se autoritetet turke besojnë se kjo është një tentativë e ndërmarrë prej militantëve kurd.

(Kosova Sot Online)