49 aksidente trafiku e mbi një mijë gjoba për vetëm 24 orë në Kosovë

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 09:46
49 aksidente trafiku e mbi një mijë gjoba për vetëm 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 347 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Ndërsa për mosrespektim të rregullave në trafik, Policia vetëm ditën e diele ka shqiptuar mbi 1200 gjoba.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se në total kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, 27 me dëme materiale dhe 22 aksidente me të lënduar.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë arrestuar 33 persona.

(Kosova Sot Online)