Detaje tronditëse/ Fëmijët po flinin në dhomën tjetër, autori i vrasjes: E vrava se donte të ndahej

  • E.K /
  • 06 dhjetor 2021 - 11:27
Detaje tronditëse/ Fëmijët po flinin në dhomën tjetër, autori i vrasjes: E vrava se donte të ndahej

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga krimi i rëndë në një familje shqiptare që tronditi Greqinë mbrëmjen e të dielës në Vlachiotis të Lakonisë. Nga sa mësohet në momentin e krimit dy fëmijët e mitur të çiftit 8 dhe 10 vjeç kanë qenë duke fjetur në dhomën ngjitur.

40-vjeçari shqiptar me iniciale X. F. nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa gruaja e tij nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në familje më parë.

Dëshmitarët thanë se çifti i cili jetonte në këtë fshat prej tre vitesh, ishin grindur ashpër me njëri tjetrin para ngjarjes së rëndë. Më pas 40-vjeçari e ka mbytur gruan me duar duke dalë nga shtëpia. Më vonë ai ka njoftuar policinë duke thënë me cinizëm: “Më siguri unë sapo mbyta gruan time”.

Kur policia mbërriti në shtëpinë e çiftit shqiptar e gjeti gruan pa shenja jete në shtrat ndërsa autori po qëndronte ulur pranë saj. 40-vjeçari i tha policëve se sherri mes tyre kishte nisur pasi ajo kishte dashur të ndahej prej tij.

Sipas mediave greke shqiptari kishte një xhelozi patologjike dhe ishte i bindur se gruaja e tradhtonte dhe këtë e ka pohuar edhe gjatë marrjes në pyetje një ditë më parë, direkt pas ngjarjes.

(Kosova Sot Online)