Mjeku në Drenas i dërgon letër Ramiz Lladrovcit, tregon se po detyrohen të ndezin edhe stufën

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 11:50
Mjeku në Drenas i dërgon letër Ramiz Lladrovcit, tregon se po detyrohen të ndezin edhe stufën

Mjeku nga Drenasi, Halit Bujupi i është drejtuar me një letër publike kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovcit.

Bujupi përmes kësaj letre ka treguar se mjekët janë detyruar të ndezin stufën e të kujdesen për mirëmbajtjen e objektit shëndetësor. Punë që siç ka thënë ai, nuk janë të tyre.

Ai ka kërkuar nga Lladrovci që të marrë masa në lidhje me këtë çështje.

“Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikës së Kosovës për të cilën kanë sakrifikuar shumë breza”, ka shkruar ai.

Letra e tij e plotë:

Letër publike Ramiz Lladrovci .

I nderuar kryetar së pari të uroj zgjedhjen për herë të tretë si kryetar i Komunës së Drenasit .

Deshta të tregoj se mjeku nuk është i obliguar të ndez stufën dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e objetit shëndetësor 

Deshta tē tregoj që vartesit e tu e kanë shkelur ligjin e punës , ligjin e shëndetësis dhe kontratat e punës .

Do të kërkoja të marresh masa se unë besoj në drejtësi dhe kauzen të cilen keni ngritur gjatë tërë fushates për drejtësi dhe barazi para ligjit .

Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikes së Kosovës për të cilen kanë sakrifikuar shumë breza .

Me respekt Dr Halit Bujupi

(Kosova Sot Online)