“Pacientëve me COVID të shtruar në kujdes intensiv i nevojiten deri në 5 vite për t’iu rikthyer normalitetit”

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 13:17
“Pacientëve me COVID të shtruar në kujdes intensiv i nevojiten deri në 5 vite për t’iu rikthyer normalitetit”

Konsulenti i kujdesit kritik, Zudin Puthucheary tha se mund të nevojiten deri në 5 vite përpara se pacientët e shtruar në njësitë e kujdesit intensiv për shkak të COVID-19 t’i rikthehen jetës normale.

Ai gjithashtu theksoi se të pavaksinuarit përbëjnë shumicën dërrmuese të pacientëve në njësinë e kujdesit intensiv për momentin.

“Shumica dërrmuese e tyre mbijetojnë, 60% përkatësisht. Por kjo mbijetesë vjen me një kosto të madhe dhe kjo ka nevojë për rehabilitim. Ne nuk kemi staf, kemi burime për të rehabilituar këta pacientë dhe mund të nevojiten deri në pesë vite para se ata t’i rikthehen normalitetit. Por 40% e këtyre njerëzve po vdesin dhe nëse do të ishin të vaksinuar ata do të shpëtonin,” përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)