Rivotimi për Dragashin, ky është numri i fletëvotimeve që ka arritur deri më tani në KQZ

  • E /
  • 06 December 2021 - 14:12
Rivotimi për Dragashin, ky është numri i fletëvotimeve që ka arritur deri më tani në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deri më sot 137 pako të supozuara me fletëvotime, për përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për Express se ky proces ka filluar më 29 nëntor dhe do të zgjasë më së largu deri më 13 dhjetor.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”, ka deklaruar Elezi.

Elezi tha se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1 mijë e 90 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

(Kosova Sot Online)