Të miratohet urgjentisht rregullorja e re e Kuvendit!

Të miratohet urgjentisht rregullorja e re e Kuvendit!

Hajrullah Tërnava

  • 06 December 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Kuvendi duhet të bëjë çmos dhe ta miratoj rregulloren e punës me nene të caktuara që i sanksionon ata që mungojnë pa leje, sepse në këtë mënyrë po bëhen shtyrje të tëra të seancave të kuvendit, dhe nuk po miratohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë për të mirën e popullit, dhe me një miratim të rregullores së re të punës do të evitohen ato qëllimet partiake të grupeve të deputetëve që për interesa të partive i lënë pas interesat e popullit, dhe situata çalon për të njëjtat çështje duke u prolonguar pafundësisht nga një mbledhje tek mbledhja tjetër.

-Është për tu habitur se si të zgjedhurit e popullit që ë përfaqësojnë popullin në Kuvendin e Kosovës, sillen në këtë mënyrë, pavarësisht obligimeve që i kanë gjatë asaj kohe sa do të qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës, e që paguhen nga taksapaguesit e Kosovës me rroga jo të vogla, prandaj këto sjellje të këtyre përfaqësuesve të popullit e ka arritur kulmin e pa përgjegjësisë sjellje me obstruksione e anëtarëve të kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare të cilët për të 6 herë radhazi janë duke inskenuar krizë në mungesë të qëllimshme të kuorumit për ti dështuar mbledhjet e kryesisë së Kuvendit dhe caktimin e kalendarit të radhës për seanca plenare, pikërisht tani në këtë tremujor të fundit kur kuvendi ka para vetes një agjendë të ngjeshur me ligje, marrëveshje ndërkombëtare, dhe mbi të gjitha është në pritje në procedurë edhe Buxheti për vitin vijues.

Gjithsesi se po bëhet i domosdoshëm ndryshimi urgjent i Rregullores së punës, për ta harmonizuar atë me Ligjin për detyrat dhe përgjegjësit e deputetit, e ku me ligj parashihet ndëshkimi i deputetit me zbritje të pagës se deputetit për mos pjesëmarrje në seanca dhe në trupat tjera të punës së Kuvendit, kurse në rastin konkret tek mbledhjet e kryesisë dhe skenarët e qëllimshme të dështimit të tyre, me plotësim ndryshim të rregullores përgjegjësia për organizimin e mbledhjeve të Kryesisë do t’ju bie drejtpërdrejtë jo vetëm anëtarëve të kryesisë por edhe shefave të Grupeve Parlamentare, sepse tani u bën më shumë se 6 mbledhje të Kryesisë që për arsye të ndryshme, të pa arsyeshme dhe për mungesa të pa arsyetuara e të pa paralajmëruara, nuk po mbahen kurse pagat e tyre i marrin të rregullta së bashku me shtesat, nga buxheti i që mblidhet me taksat dhe kontributet e qytetarëve.

Është hera e tretë që kryetari i Kuvendit për mungesë të kuorumit në Kryesi të Kuvendit, detyrohet që vetë ta cakton seancën e radhës plenare, kësaj here është caktuar për ditën e hënë, në fillim të javës që vjen, pa e aprovuar propozimin e rendit të ditës nga anëtarët tjerë të kryesisë dhe shefat e munguar të grupeve parlamentare. Kuvendi duhet të bëjë çmos dhe ta miratoj rregulloren e punës me nene të caktuara që i sanksionon ata që mungojnë pa leje, sepse në këtë mënyrë po bëhen shtyrje të tëra të seancave të kuvendit, dhe nuk po miratohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë për të mirën e popullit, dhe me një miratim të rregullores së re të punës do të evitohen ato qëllimet partiake të grupeve të deputetëve që për interesa të partive i lënë pas interesat e popullit, dhe situata çalon për të njëjtat çështje duke u prolonguar pafundësisht nga një mbledhje tek mbledhja tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".