24 vjeçari gjen punën e ëndrrave në një mënyrë të pazakontë

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 14:30
24 vjeçari gjen punën e ëndrrave në një mënyrë të pazakontë

Haider Malik, 24 vjeç ngriti një stendë në Canary Wharf në Londër, ku në të kishte shënuar CV-në e tij dhe faqen e LinkedIn.  Falë mënyrës së tij të pazakontë, ai gjeti punën e ëndrrave pas tre orësh, shkruan BBC

Pasi punoi për NHS gjatë bllokimit të Covid-19, i diplomuari për biznes dhe financë vendosi të ndërmarrë një tjetër qasje. Ai vendosi të blinte një tabelë në një dyqan në Romford, në lindje të Londrës, të cilën e përdori për të përcaktuar qartë aspiratat e tij për karrierë, duke përdorur gjithashtu edhe kodin QR në CV-në e tij dhe profilin e LinkedIn.

Malik tha: “Unë arrita atje rreth orës 6:45 të mëngjesit dhe qëndrova për rreth dhjetë minuta në të ftohtë, dhe në fillim ishte shumë e sikletshme. “Unë po qëndroja atje duarbosh dhe CV-ja ime ishte në çantën time, kështu që shpresoja disi që dikush të vinte tek unë pasi isha mësuar  që dikush të më ndihmonte.”

Me kalimin e kohës, Haider e kuptoi se nuk mund të priste që njerëzit t’i afroheshin dhe kështu vendosi të fillojë të përshëndesë kalimtarët. Ai kishte bërë disa kopje të CV-së së tij dhe në më pak se një orë 100 kopje të CV-së së tij u “zhdukën”.

“Dhe në vend që të printoja CV-të ku ato ndoshta do të përfundojnë në kosh gjithsesi, vendosa të përdor një kod QR për platformën time LinkedIn dhe një CV që të mund ta shkarkonin pasi të gjithë kanë një telefon dhe kur njerëzit janë duke udhëtuar, ata kanë kohë për ti hedhur një “sy”.

(Kosova Sot Online)