Korrupsioni me tenderë, rihapet rasti i Qemajl Mustafës e të tjerëve

  • E.K /
  • 06 December 2021 - 15:16
Korrupsioni me tenderë, rihapet rasti i Qemajl Mustafës e të tjerëve

Gjykata e Pejës ka vendosur ta rihapë sërish çështjen e gjykimit ndaj Qemajl Mustafës dhe të akuzuarve tjerë. Në ditën kur pritej shpallja e aktgjykimit ndaj Mustafës i akuzuar për krim të organizuar dhe të tjerëve të akuzuar, ka vendosur që ta rihap gjykimin në këtë rast.

Sipas Prokurorisë Speciale pronarët e kompanive që akuzohen në këtë proces me rastin e ofertimit në tenderët e Komunës fillimisht e kontaktonin Qemajl Mustafën dhe më pas koordinoheshin në mes veti se cili nga ta do të shpallej fitues në tenderin e caktuar duke i kurdisur kështu aktivitetet e prokurimit.

Procesi gjyqësor ndaj ish kreut të Gjilanit është përshkruar me zvarritje të shumta procedurale.

Aktakuza për këtë rast penal ishte kthyer dy herë për plotësim dhe ndryshim nga gjyqtari Loka i cili kishte udhëhequr me këtë proces gjyqësor, por pas pensionimit tani në krye të trupit gjykues është gjykatësja Kuka-Mekaj.

Pasi ishte plotësuar dy herë akti akuzues gjyqtari i çështjes Sylë Lokaj gjatë vitit 2017 e kishte hedhur poshtë krejtësisht aktakuzën.

(Kosova Sot Online)