Paralajmërimi i fuqishëm i mjekëve për greva e protesta, i japin ultimatum Kurtit

  • A.P /
  • 06 dhjetor 2021 - 15:36
Paralajmërimi i fuqishëm i mjekëve për greva e protesta, i japin ultimatum Kurtit

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar se do të presin deri më datë 15 dhjetor lidhur me kërkesat e tyre për Ligjin e Pagave dhe më pas do të ndërmarrin veprime të organizuara sindikale.

Në reagimin e FSSHK-së thuhuet se masat radikale do të ndodhin pas 15 dhjetorit në rast se nuk reagon qeveria.

Këto masa radikale përfshijnë ndërprerjen e punës në gjithë institucionet publike të Kosovës.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është diskutuar në lidhje me ecurinë e Grevave të organizuara ditë më parë si dhe qështjet e ngritura para Qeverisë nga kjo Federatë.

Këshilli Drejtues bën thirrje edhe njëherë që Ligji mbi Pagat të procedohet, miratohet dhe implementohet me buxhetin e vitit 2022.

Këshilli Drejtues i FSSHK unanimisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014.

Këshilli Drejtues i FSSHK-së ia kujton gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësor si pasojë e inflacionit dhe shtrejtimit të jetës,rritje kjo e cila do të ndikonte në zbutjen e kësaj gjendje,kjo rritje do të vlente deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave.

FSSHK deri me datën 15 Dhjetor do të bisedojë me secilin anëtar të vet dhe njëkohësisht pret reflektim nga Qeveria për të cilën ka formuar një grup negociues,nëse edhe kjo nuk ndodh,FSSHK paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore.

Mbesim me shpresë që Qeveria do të reflektojë në të kundërtën për të gjitha pasojat e mundshme përgjegjësinë e bartë vet Qeveria e Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)