Fotoja e spitalit, ilaçet që një pacient me Covid duhet të pijë çdo ditë

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 15:54
Fotoja e spitalit, ilaçet që një pacient me Covid duhet të pijë çdo ditë

Një tryezë e mbushur me ilaçe, flakonë dhe mjekime të tjera, është kjo fotografia e publikuar në rrjetet sociale nga një spital në Gjermani, me objektivin për të treguar sasinë e ilaçeve që duhen për të mjekuar një pacient të shtruar për shkak të Covid.

Ky është gjithashtu një mesazh i qartë dhe i drejtpërdrejtë për ata që refuzojnë vaksinimin, me shpresën që të ndërrojnë mendje. Fjalët që shoqërojnë postimin, nuk lënë vend për dyshime: Armët në luftën kundër Covid-19. Këto ilaçe i jepen një pacienti të infektuar me Covid në gjendje të rëndë çdo ditë. Vaksina mund të mbrojë nga e gjithë kjo.”

Spitali është në prag të kolapsit për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe shtrimeve në spital në të gjithë vendin. Shqetësimin më të madh e kanë dhe infermierët të cilët gjenden për herë të katërt në front në luftën kundër koronavirusit.

Ata shprehen se janë gjithnjë e më të lodhur. Por dhe të zemëruar, pasi pjesa më e madhe e pacientëve nuk do të ndodhej në terapi intensive nëse do të ishin vaksinuar.

Pavarësisht kësaj, spitalet gjermane janë ende nën presion për shkak të protestave kundër vaksinimit. Disa ditë më parë u organizua një protestë e madhe pikërisht kundër vaksinimit të detyruar për stafin shëndetësor. Drejtoria e spitalit u shpreh se një protestë e tillë para spitalit, brenda të cilit ka pacientë që po luftojnë me jetën për shkak të Covid, është  e pakuptimtë. 

(Kosova Sot Online)