Reagimi i Trumpit pas vdekjes së senatorit Dole

  • E.K /
  • 06 dhjetor 2021 - 15:56
Reagimi i Trumpit pas vdekjes së senatorit Dole

Ish-presidenti i ShBA-së nga radhët e republikanëve, Donald Trump, ka shprehur keqardhjen për vdekjen e senatorit Bob Dole, njëherësh ish-kandidat presidencial i tyre.

Trump përmes një deklarate të lëshuar ka shkruar se Dole ishte hero i luftës amerikane dhe patriot i vërtetë i kombit amerikan.

Po ashtu, ai ka thënë se Dole i ka shërbyer me nder Shtetit të Kansasit dhe Partia Republikane u forcua nga shërbimi i tij.

“Bob Dole ishte një hero i luftës amerikane dhe patriot i vërtetë për kombin tonë. Ai i shërbeu me nder Shtetit të Kansasit dhe Partia Republikane u forcua nga shërbimi i tij. Kombi ynë mban zi për vdekjen e tij dhe lutjet tona janë me Elizabetën dhe familjen e tij të mrekullueshme”.

(Kosova Sot Online)