Azemi: 90% të punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 21:06
Azemi: 90% të punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se e ka befasuar deklarata e kryeministrit Albin Kurti për sindikatat në Kosovë.

Kurti do që sindikatat e punëtorëve t’i ndryshojnë përfaqësuesit e tyre, menjëherë pasi këta aktualët paralajmëruan greva në rast se nuk realizohen kërkesat e tyre

Azemi thotë se premtimet që i ka dhënë Kurti sa ishte në pozitë i kanë dhënë shpresë se do të ndërrojë gjendja e punëtorëve në sektorin privat.

Ai shkon tutje duke thënë se mbi 90% e punëtorëve në sektorin privat e kanë mbështetur Kurtin në zgjedhjet e fundit për shkak të premtimeve që i ka dhënë ai.

“90% të punëtorëve kanë thënë e mbështesim Kurtin, tash janë zhgënjyer. Nuk ka bërë mjaftueshëm dhe punëtorët janë të dëshpëruar”, tha ai 


(Kosova Sot Online)