“Gruaja ime ka vendosur me hy në “It’s my love””, imami nga Deçani tregon çka i tha një qytetar

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 08:58
“Gruaja ime ka vendosur me hy në “It’s my love””, imami nga Deçani tregon çka i tha një qytetar

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, po i quan degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri.

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, para pak ditësh ka kritikuar emisionet argëtuese që po transmetohen në televizionet e Kosovës dhe Shqipërisë.

Tolaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se emisionet si “It’s my love”, “Për’puthen” dhe “Big Brother”, janë degjenerim i rinisë.

Ai të hënën ka deklaruar se një qytetar i ka shkruajtur se bashkëshortja e tij ka vendosur të hyjë në emisionin e dashurisë “It’s my love”.

“…thotë ‘gruaja ime ka vendosur me hy në “It’s my love”’. Thotë ‘nuk po e di tani çka me bo, a me e shkurorëzu apo, dmth kam ardhur deri pika e fundit, deri te ndarja’. Imagjino tash çka po na servojnë këto emisione…”, ka deklaruar Tolaj.

Ndryshe, Tolaj këto reagime i ka bërë pasi në këtë emision para pak ditësh du konkurrente janë ëprleshur fizikisht me njëra-tjetrën.

(Kosova Sot Online)