Rrëshqitje dheu në Restelicë, kërkohet reagim urgjent

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 10:00
Rrëshqitje dheu në Restelicë, kërkohet reagim urgjent

Deputeti Adem Hoxha ka njoftuar se mbrëmë në Restelicë ka pasur rrëshqitje të reja dheu.

Sipas Hoxhës, rrëshqitjet e dheut po rrezikojnë banorët dhe se lëvizja tashmë është vështirësuar.

Ai u ka bërë thirrje shërbimeve kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e metëjshëm.

“Rrëshqitje të reja dheu kanë ndodhur në Restelicë. Rrëshqitjet që kanë ndodhur ditët e fundit dhe sidomos mbrëmjen e sotme, po rrezikojnë banorët. Lëvizja tashmë është e vështirësuar. Qasja në disa shtëpi është e bllokuar. Alarmoj të gjitha shërbimet kompetente që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm”, ka thënë Hoxha.

Kjo deklaratë e tij është shpërndarë në faqen e partisë në Facebook.

(Kosova Sot Online)