Ministri Latifi takohet me ambasadorin e Turqisë dhe zv. ambasadorin e Britanisë, flasin për pandeminë

  • E.K /
  • 07 December 2021 - 14:55
Ministri Latifi takohet me ambasadorin e Turqisë dhe zv. ambasadorin e Britanisë, flasin për pandeminë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka pritur sot në takime të ndara Ambasadorin e Turqisë,  Çağrı Sakar dhe zëvendës-ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jacob Weber.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se situata epidemiologjike lidhur me pandeminë COVID-19 dhe bashkëpunimin në shëndetësi midis dy shteteve ka qenë temë e takimit midis ministrit Latifi dhe Ambasadorit Sakar.

“Në takim është theksuar rëndësia e zbatimit të masave dhe bashkëpunimit midis institucioneve dhe qytetarëve për respektimin e tyre me qëllim të parandalimit të përkeqësimit të situatës. Në takimin me Zëvendës-Ambasadorin Britanik Jacob Webber është biseduar për masat kundër COVID-19 në Kosovë, procesin e vaksinimit dhe situatën epidemiologjike në përgjithësi, përfshirë edhe rreziqet nga variantin Omicron (i SARS COV-2), i regjistruar në disa vende të botës. Po ashtu, ministri Latifi dhe zëvendës-ambasadori britanik kanë biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë”, thuhet nga MSH.

(Kosova Sot Online)