Matrapazi politik e rusofil Behxhet Pacolli në rolin e avokatit të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiqit për Ballkanin e Hapur!

Matrapazi politik e rusofil Behxhet Pacolli në rolin e avokatit të Edi Ramës e Aleksandër Vuçiqit për Ballkanin e Hapur!

Gani Qarri

  • 07 December 2021 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Angazhim i matrapazit Pacollit pro kësaj oferte të cilës po i prijnë Vuçiq dhe Rama, bëhet djallëzisht prej Pacollit, në mënyrë që përveç zgjerimit të bizneseve serbe, ta shtrijë edhe bizneset e tij të pistë pa pengesa në këto shtete të vogla në Ballkan, për tu bërë vegël besnike e interesave të rrezikshme ruso serbe në rajon, duke vepruar sipas këshillave të mentorëve të tij në Moskë, Beograd e së fundi edhe në Tiranë dhe duke qenë i gatshëm për t’i tradhtuar interesat e shtetit të Kosovës.

-Duket se matrapazi i pafytyrë ekomomiko-politik, rusofili Behxhet Pacolli, ka nisë serish të shfaq hapur qëllimet e tij perverse të angazhimit në politikë vetëm e vetëm për përfitime kriminale e biznesore, duke u treguar i gatshëm të bëjë edhe pazare të ulëta e koncesione tjera të rrezikshme nënshtruese ndaj Serbisë fashiste, deri në skenarin shkatërrimtar të rikthimit të Kosovës nën sqetullën e shtetit kriminal serb.

Madje krejt ky skenar makabër parashihet të jetësohet përmes projektit të sofistikuar mashtrues, të dizajnuar enkas për interesat e dominimit të Serbisë në Rajon me të ashtuquajturin "Ballkan i Hapur", që si në "kor", po përpiqen ta qojnë përpara edhe me gënjeshtra e mashtrime të mirë koordinuara si dhe propagandë tepër të ulët, liderët e këtij projekti të dyshimtë e dubioz, sharlatani Edvin Kristaq Rama dhe krimineli Aleksandër Vuçiqi.

Për aq më tepër pasi iu dha tenderi për Aeroportin e Vlorës, pa menduar gjatë, Begjet Pacolli doli tërësisht në krah të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, duke u shprehur se kinse edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta shqyrtojë mundësinë për të qenë pjesë e “Open Balkan”, se gjoja Kosova nuk humb asgjë, por mund të fitojë?!

Mjerisht krejt kjo dëshmon edhe një herë më tepër se pikërisht lidhjet e vjetra biznesore të matrapazit Begjet Pacollit më Rusinë e Putinit dhe Serbinë e kriminelit Vuçiq që ishte edhe ministër i informatave të kasapit Sllobodan Millosheviq, me të cilin po ashtu Begjet Pacolli kishte marrëdhënie shumë të mira, në koordinim të ngushtë me krahun mafioz të Edvin Kristaq Ramës që së fundi po e josh me të madhe, matrapazin politik Begjet Pacollin që të angazhohet e ta mbështes pa rezervë projektin e dyshimtë ruso-serb për Ballkanin e Hapur, duke luajtur në mënyrë imponuese edhe lojën e këshilltarit të Albin Kurtit.

Kështu që edhe pse i paftuar dhe pa shprehur intersim nga askush, Pacolli ka filluar t’i rekomandojë nga distanca z. Kurti që bashkë me analistë "mendje hapur", ta analizojë dhe marrë në konsideratë se kinse Kosova në “Open Ballkan” nuk humb "asgjë"!?

Angazhim i matrapazit Pacollit pro kësaj oferte të cilës po i prijnë Vuçiq dhe Rama, bëhet djallëzisht prej Pacollit, në mënyrë që përveç zgjerimit të bizneseve serbe, ta shtrijë edhe biznesin e tij të pistë pa pengesa në këto shtete të vogla në Ballkan, për t’u bërë vegël besnike e interesave të rrezikshme ruso-serbe në rajon, duke vepruar sipas këshillave të mentorëve të tij në Moskë, Beograd e së fundi edhe në Tiranë dhe duke qenë i gatshëm për t’i tradhtuar interesat jetike te shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".