Johnson: Të dhënat paraprake tregojnë se Omicron është më i transmetueshëm se Delta

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 16:33
Johnson: Të dhënat paraprake tregojnë se Omicron është më i transmetueshëm se Delta

Të dhënat e para tregojnë se varianti “Omicron” duket të jetë më i transmetueshëm se Delta. Kështu ka deklaruar ditën e sotme kryeministri britanik Boris Johnson. Kryeministri britanik deklaratat i bëri ndërsa përditësonte ekipin e ministrave rreth situatës së Covid-19 në mbledhjen e kabinetit të qeverisë mëngjesin e së martës.

Ndërsa jepte detaje rreth mbledhjes, zëdhënësi i kryeministrit shtoi se gjithsesi është herët për të dalë në përfundime. Që nga e hëna, në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 336 raste me variantin Omicron të koronavirusit në Britani të Madhe.

Sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid, u tha deputetëve të hënën se rastet e Omicron në njerëz pa ndonjë histori udhëtimi janë konfirmuar në MB, që do të thotë se tani po transmetohet brenda komunitetit.

Sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid, u tha deputetëve të hënën se rastet të Omicron janë konfirmuar në vend edhe tek njerëz që nuk kanë pasur histori udhëtimi jashtë, dhe kjo do të thotë se ky lloj i virusit po transmetohet ne komunitet. 

(Kosova Sot Online)