Pse e humbi Arben Vitia Prishtinën, flet asamblisti i VV-së?

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 17:31
Pse e humbi Arben Vitia Prishtinën, flet asamblisti i VV-së?

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka thënë se humbja e Arben Vitisë në kryeqytet ka ardhur si pasojë e vonesës së fillimit të fushatës zgjedhore nga ai.

Lahu  deklaroi se Vitia vazhdoi me punë si ministër deri në stabilizim e gjendjes dhe më pas filloi që të merret me Prishtinën.

“Nga ne nuk ka qenë një veprim i duhur i qytetarëve por që na duhet që ta pranojmë. Unë mendoj se ajo çfarë na ka hendikepuar është korrektësia mbase e tepruar e z.Vitia për t’u marr deri në ditët e fundit me pandeminë, derisa u stabilizua gjendja dhje ardhja me vonesë në fushatë dhe me ndihmën e krejt atyre që ishin në këtë rast me kundër kandidatin tonë u interpretua si arrogancë e që s’ka të bëjë fare me arrogancë

Ndër të tjera, asamblisti i VV-së tha se veprimet e Vitisë janë keqkuptuar nga qytetarët.

“Më së pakti Arben Vitia është arrogant dhe kjo na hendikepojë. Unë mendoj që është keqkuptuar nga qytetarët. Normalisht që fushata kërkon kohën e vet. Qytetarët duan ta shohin kandidatin, ta pyesin, të bashkëbisedojnë mirëpo thjesht ishte e pamundur në dy javë fushatë. Kur të tjerët bënin thirrje për shkurtim të fushatës, ata tashmë  ishin duke bërë fushatë me muaj”, ka thënë ai.  

(Kosova Sot Online)