Lahu i VV’së: Arben Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë së Prishtinës

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 17:44
Lahu i VV’së: Arben Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë së Prishtinës

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu ka konfirmuar se Arben Vitia do të japë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Prishtinë.

Lahu tha se ai do të zëvendësohet nga kandidati që ka marr më shumë vota në zgjedhjet e tetorit.

““Z. Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë. Ai do të zëvendësohet nga kandidati që është në radhë dhe kemi diskutuar këtë dhe kemi ardhur në konkludimin që është më mirë që ta kemi dikë tjetër aty. Secili asamblist i VV-së që është aty e bënë punën njësojë mirë kështu që nuk paraqet ndonjë dallim”, ka thënë Lahu.

(Kosova Sot Online)