Mbi katër mijë vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 19:22
Mbi katër mijë vaksina u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Mbi katër mijë vaksina kundër Covid-19 janë administruar në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 19 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit të MSh’së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës.

Deri më sot 767 mijë e 742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.

Këtë të martë në Kosovë janë shënuar 8 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2 mijë e 274 mostrave.

(Kosova Sot Online)