Aksident mes një automjeti dhe një motoçiklete në Prishtinë, një person i lënduar
Sot në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar një person (ngasësi i motoçikletës), i cili ka pësuar lëndime trupore.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit një person( ngasësi i motoçikletës)ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
(Kosova Sot Online)