Si në filma: Një person i armatosur grabit para në një pompë derivatesh në Mitrovicë

  • A.P /
  • 07 December 2021 - 20:09
Si në filma: Një person i armatosur grabit para në një pompë derivatesh në Mitrovicë

Një pompë derivatesh ka qenë cak i hajnave këtë mbërmje në Kçiq të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar se një person i maskuar dhe i armatosur ka grabitur një shumë të parave.

Zahiti tha se deri tani nuk raportohet për të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve , punëtor në një pompë derivatesh në fsh Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosje e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga infomracionet e deritanishme nuk raportohet për t’ lënduar. Me rastin jan duke u marrë njësitet përkatëse policore”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)