Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 09:43
Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, sot në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmar me Covid-19 dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar Covidin.

Sipas SHSKUK’së, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacientë me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

(Kosova Sot Online)