Drenas: Babai e përzë vajzën nga shtëpia, por ja çka i ndodhi asaj

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 10:55
Drenas: Babai e përzë vajzën nga shtëpia, por ja çka i ndodhi asaj

Raportohet se një burrë është shoqëruar për në Stacionin Policor në Drenas nën dyshimet se e ka dëbuar vajzën e tij nga shtëpia.

Vajza nga shqetësimi është alivanosur dhe ka pranuar tretman në QKMF.

Ngjarja ka ndodhur në Komunë  e Drenasit gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:40 minuta.

Me vendim të prokurorit, palët pas intervistës janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt

(Kosova Sot Online)