Vdes babai i heroit Enver Zymeri

  • E.K /
  • 08 dhjetor 2021 - 11:10
Vdes babai i heroit Enver Zymeri

Ka vdekur babai i Enver Zymerit, policit të forcave të njësitit special të rënë në detyrë.

Për vdekjen e Muharrem Zymeri të ndjerit kanë njoftuar familjarët nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.

“Te ALLAHUT jemi dhe te Ai do kthehemi mbramë ndrroj jetë Baba jon Muharrem Zymeri  . E lus Zotin e madhërushem që të mëshiroj shpirtin e tij,e qofshë prej banorve të Xhenetit Firdeus Amin”, thuhet në postimin e një prej familjarve.

Përgjatë këtij viti, në nderim të veprës së të ndjerit, Enver Zymberi, kryeministri i vendit bëri homazhe tek varri i tij. Pjesë e kësaj vizite në Dubovc të Vushtrrisë ishte edhe tashmë i ndjeri, Muharrem Zymeri.

(Kosova Sot Online)