I dërguari i Britanisë për Ballkanin, diplomat nën ombrellën e NATO-s

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 11:18
I dërguari i Britanisë për Ballkanin, diplomat nën ombrellën e NATO-s

Stuart Peach është emëruar nga Britania e Madhe si i dërguar për Ballkanin Perëndimor.

Ai është veteran i një numri fushëbetejash – nga Afganistani, Iraku dhe deri në Libi. Deri në gusht të vitit 2021 ai ka qenë kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, raporton RTS.

Peach është oficer me përvojë i inteligjencës ajrore, i cili erdhi në krye të ushtrisë britanike dhe pastaj në NATO. Ndërkaq me Ballkanin është i lidhur vetëm me operacionet ajrore të komandës së KFOR-it.

Profesori i Universitetit “Cambridge”, Gordy, ka thënë se Stuart ka krediblitet për një mision të ndjeshëm diplomatik ku njëri nga qëllimet është përkrahja e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Në parim mendoj se roli i tij është simbolik. Ai është një burrë që nuk ka aq përvojë politike, apo që kurrë nuk ka punuar si negociator”, ka thënë Gordy.

Stuart, mishëron diplomacinë nën ombrellën e NATO-s në periudhën pas Brexit.

(Kosova Sot Online)