Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 12:29
Aeroplanit i shpërthen goma gjatë aterrimit, pasagjerët në Nepal detyrohen ta shtyjnë

Pasagjerët që po udhëtonin me një aeroplan të vogël të aviokompanisë nga Nepali, Tara Air, janë detyruar të shtyjnë aeroplanin nga pista, pasi që derisa po zbriste në pistë i kishte shpërthyer njëra gomë.

Pasagjerët e aeroplanit me 19 ulëse janë filmuar duke e shtyrë fluturaken që kishte “ngecur” në aeroportin Bajura në Kolit të Nepalit.

Personeli i aeroportit kanë vrapuar menjëherë që t’i ndihmojnë në “pilotimin” e fluturakes deri në pistë, derisa aeroplanët tjerë po qëndronin prapa tij – duke pritur që kaosi i krijuar të zhduket.

Ky aeroport nuk ka makineri për situata të tilla, kështu janë detyruar të mbështeten në pasagjerët zemërgjerë që u dolën në ndihmë.

Mjaftoi që kjo video të publikohet nëpër rrjete sociale, që brenda pak minutave të bëhet virale. 

(Kosova Sot Online)