Kryegastronomi i lutet qeverisë Kurti: Na lini së paku 3 javë!

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 12:48
Kryegastronomi i lutet qeverisë Kurti: Na lini së paku 3 javë!

Klubet e natës e dasmat po vazhdojnë të jenë të ndaluara në masat nga Qeveria e Kosovës.

Petrit Kllokoqi, nga Shoqata e Gastronomëve përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të u lejojnë punën të paktën këto 3 jave kur ka festa të fundvitit.

Sipas Kllokoqit, nëse këto tri javë nuk i lejojnë të punojnë atëherë janari e shkurti janë muaj të vonë për ta.

“Kërkoj që së paku për këto 3 javë të punojmë, kur edhe mundemi ne, por edhe shteti me përfitu sepse nëse na lironi me punu në janar ose shkurt gjithçka është e kotë”, ka shkruar kryegrastronomi.

Postimi i plotë:

(Kosova Sot Online)