Brukseli 'dritë jeshile' Serbisë në rrugën e integrimeve europiane

  • G.G /
  • 08 December 2021 - 13:52
Brukseli 'dritë jeshile' Serbisë në rrugën e integrimeve europiane

Bashkimi Evropian ka dhënë dritën e gjelbër për Serbinë për të hapur katër kapituj në kuadër të grupit të kapitujve 4 që përmbushin kushtet formale për të hapur këtë grup të kapitujve në Konferencën Ndërqeveritare me Serbinë më 14 dhjetor sipas Radio Televizioni të Serbisë.

Grupi i kapitujve 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme” sjell më afër kapitujt që kanë lidhje me transportin, energjinë, rrjetet trans-evropiane, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.

Ky grup i nënkapitujve do të hapet në Konferencën Ndërqeveritare e cila do të mbahet më 14 dhjetor në Bruksel pas takimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për Çështje Evropiane.

(Kosova Sot Online)