Gucati: Do të vdes me zhig me ditë kush i ka pru dokumente në zyrat tona

  • G.G /
  • 08 December 2021 - 13:54
Gucati: Do të vdes me zhig me ditë kush i ka pru dokumente në zyrat tona

Po vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, në Gjykatën Speciale të Kosovës do të vazhdojë.

Pyetjeve të prokurores po ju përgjigjet Gucati, i cili ndër të tjera e theksoi edhe njëherë se nuk e dinë se nga kanë ardhur dokumentet e Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vdes me zhig me ditë se kush i ka pru ato dokumente në zyrat tona”, tha Gucati.

Aktualisht është ndërprerë seanca për të vazhduar pas pauzës.

(Kosova Sot Online)