Papa thotë se marrëdhëniet jashtëmartesore s’janë mëkati më serioz

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 15:34
Papa thotë se marrëdhëniet jashtëmartesore s’janë mëkati më serioz

Papa Françesku ka thënë se marrëdhëniet intime jashtëmartesore nuk janë mëkati më serioz.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët me pyetje e përgjigje gjatë kthimit me aeroplan nga Greqia në Itali, Papa tha: “Mëkatet e mishit nuk janë më seriozet”, shkruan Independent. Në vend të tyre, sipas tij, mëkatët “më serioze” janë krenaria dhe urrejtja.

Papa u pyet edhe për dorëheqjen e peshkopit të Parisit, Michel Aupetit, i cili këtë muaj deshi të tërhiqet nga detyra, pasi një revistë franceze pretendoi se ai është përfshirë në një marrëdhënie intime me një grua.

Tradicionalisht, klerikët dhe anëtarët e lartë të Kishës Katolike e zbatojnë beqarinë klerikë, që do të thotë se heqin dorë nga marrëdhëniet intime.

Gjatë fluturimit, Papa tha se e largoi peshkopin për shkak të thashethemeve. “Ne të gjithë jemi mëkatarë. Kur thashethemet rriten e rriten dhe e largojnë emrin e mirë të dikujt, ai nuk mund të qeverisë”, tha Papa.

“Kjo është padrejtësi. Prandaj e pranova dorëheqjen e Aupetit-it: jo në altarin e së vërtetës, por në altarin e hipokrizisë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)