E goditur nga vala e pestë e pandemisë, Franca lë të hapur mundësinë për dozën e katërt të vaksinës

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 15:58
E goditur nga vala e pestë e pandemisë, Franca lë të hapur mundësinë për dozën e katërt të vaksinës

Vala e pestë e koronavirusit që ka goditur Francën nuk e ka arritur ende pikun e saj. Kështu është shprehur ditën e sotme zëdhënësi i qeverisë Gabriel Atal. Po ashtu ai la të kuptohet se mundësia për aplikimin e një doze të katërt është e hapur.

“Pikun duket qartë që nuk e kemi arritur ende, pandemia është ende duke fituar terren,” u tha Atal gazetarëve pas mbledhjes javore të qeverisë. Megjithatë, ai shtoi se shkalla e rritjes së rasteve ditore po shkon drejt zvogëlimit në një farë mënyre.

“Por, por përhapet shpejt sërish dhe do të vazhdojë kështu edhe në javët në vijim,” tha ai disa ditë pasi Franca njoftoi kufizimet e reja anti-covid për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Mesatarja e rasteve për shtatë ditë arriti dje një rekord të ri për vitin 2021 në Francë pasi shifrat shkuan në 44,500. Më herët, Jean-François Delfresi, këshilltari i qeverinë franceze për COVID-19, tha se vendi do të “vuaj përsëri” pasi vala e re pritej të kishte ndikim në “një sistem tashmë të lodhur shëndetësor”.

“Për momentin, ka një kërkesë për një dozë përforëcuese.  A do të mjaftojë? Nuk e di. Ndoshta do të na duhet një dozë e katërt,” tha Delphresy. 

(Kosova Sot Online)