Rreth 80% e fëmijëve në Francë janë vaksinuar kundër Covid

  • A.P /
  • 08 dhjetor 2021 - 16:16
Rreth 80% e fëmijëve në Francë janë vaksinuar kundër Covid

Rreth 80% e fëmijëve mbi 12 vjeç në Francë janë vaksinuar kundër Covid-19 deri më tani, sipas një zyrtari francez.

Kryeministri francez Jean Castex tha se duke filluar nga 15 dhjetori, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, të cilët janë mbipeshë ose vuajnë nga sëmundje të tjera shëndetësore, do të mund të vaksinohen kundër Covid dhe se qeveria shpreson të jetë në gjendje të sigurojë vaksina për të gjithë fëmijët mbi moshën 5 vjeç.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 79% e fëmijëve të moshës 12-17 vjeç kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 76% kanë marrë dy doza.

(Kosova Sot Online)