Komuna e Ferizajt ndalon hedhjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 16:23
Komuna e Ferizajt ndalon hedhjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike për festat e fundvitit

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka nxjerrë urdhëresë që të ndalohet hedhja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor deri me 15 janar 2022.

Në urdhëresë thuhet se personat që bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndalohen sipas ligjit.

“Me urdhëresën e Kryetarit Aliu, ndalohet hedhja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor 2021”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)