Qeveria nën presion, festoi vitin e kaluar pa respektuar masat Anti-Covid, çfarë do ndodhë këtë vit?

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 16:34
Qeveria nën presion, festoi vitin e kaluar pa respektuar masat Anti-Covid, çfarë do ndodhë këtë vit?

Krishtlindjet janë bërë tema qendrore e politikës britanike.

Sipas medieve britanike, mosrespektimi i rregullave të karantinimit dhe distancimit social, teksa të gjithë qytetarët ishin të frikësuar dhe nën masa të rrepta Anti-Covid, e kanë vënë kryeministrin Boris Johnson përpara përgjegjësisë.

Kryeministria së pari tha se raportet ishin të pasakta, dhe se të gjitha rregullat ishin ndjekur, përpara se më vonë do të mohonte se kishte pasur ndonjë festë. Shfaqja e videos i ka vendosur Konservatorët nën presion përball laburistëve.

Qeveria britanike nën presion, festoi vjet pa respektuar masat anti-Covid,

Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid, ministrja për vaksinimin Maggie Throup janë tërhequr nga një raund i planifikuar intervistash televizive, teksa ministri i Jashtëm në hije i laburistëve, David Lammy, i bëri thirrje kryeministrit që të “bëjë transparencë” me publikun britanik, raporton oranews.

Nga foltorja e parlamentit anglez, kryeministri Xhonson i kërkoi falje qytetarëve britanikë për atë që e cilësoi keqkuptim.

E kuptoj dhe ndaj zemërimin me ju, kur shoh stafin e kryeministrisë që duket se po shkel masat anti-Covid. Edhe unë u tërbova kur e pashë atë klip. Kërkoj falje pa rezerva për fyerjen që ka shkaktuar dhe kërkoj falje për përshtypjen që jep ajo video.

Policia ndërkaq ka konfirmuar se oficerët po shqyrtojnë videon e bërë publike në lidhje me “shkeljet e supozuara” të rregulloreve të koronavirusit.

(Kosova Sot Online)