Gazetari boshnjak tallet me tavolinën gjigante të Dodikut

  • A.P /
  • 08 dhjetor 2021 - 16:53
Gazetari boshnjak tallet me tavolinën gjigante të Dodikut

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic është tallur me tavolinën gjigante të anëtarit të presidencës boshnjake Milorad Dodik.

Dodik sot u shfaq në një konferencë për media ku në prapavijë shfaqet flamuri shtetëror serb.

Mujanovic ka shkruar se është i fascinuar me madhësinë e një aeroplanmbajtëse të tavolinës që e shfrytëzon Dodik.

“ Unë kam qenë prej kohësh i magjepsur nga tavolina e madhësisë së aeroplanmbajtëses që Dodik e ka ndërtuar në kabinetin e tij në Sarajevën Lindore. Ka qenë gjithmonë në thelb qesharake. Ky kënd është veçanërisht i shkëlqyeshëm sepse edhe pse ai është një tip i madh, ai duket si xhuxh nga tavolina. Ai duket si një marionetë” , ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)