Nikaj: Nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë përplasje para mediave si Kurti e Borrelli

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 21:10
Nikaj: Nuk ka ndodhur asnjëherë që të ketë përplasje para mediave si Kurti e Borrelli

Bernard Nikaj i PDK’së thotë se s’ka ndodhur që të ketë përplasje në publik në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe BE’së. Ai tha se Borell nuk është individ por zyrtar i lartë europian dhe mospajtimi me të i bie mospajtim me Bashkimin Europian.

“Shfaqja e mospajtimeve në konferencë për shtyp, fillimisht tregon një nivel të ulët të raporteve në mes të BE’së dhe Kosovës por tregon edhe një arrogancë të shpërfaqur të palës tjetër që është i gatshëm që këto mospajtime t’i bijë përtej nivelit të partneritetit dhe përtej nivelit  të bashkëpunimit”, tha Nikaj.

“Nëse ju kujtohet në këshillin e dytë ose të tretë të Këshillit të stabilizimit nuk është mbajt një konferencë për shtyp mu për qëllimin që të mos shpërfaqen mospajtimet e thella që kanë ekzistuar brenda, atëher në mes të kryeministrit Haradinaj dhe përfaqësueses së lartë, Mogherini”, theksoi ai.

“Kjo tregon një arrogancë të qeverisë në raportin me BE’në”, THA Nikaj.

“Keni parasysh, nuk është z.Borell një individ. Është zëvendëspresident i Komisionit Europian dhe përfaqësues i lartë i BE’së për politikë të jashtme i emëruar nga 27 vende anëtare të BE’së”, sqaroi ai.

“Mospajtimet me Borell janë mospajtime me BE’në jo mospajtime me një individ”, theksoi Nikaj.


(Kosova Sot Online)