Mesazhi që u dha nga Brukseli për Asociacionin

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 21:52
Mesazhi që u dha nga Brukseli për Asociacionin

Njohësit e zhvilllimeve politike vlerësojnë se Bashkimi Evropian po i bën presion palës së dobët.

Nuk ishte përmendur të ishte pjesë e agjendës.

Megjithatë është pikërisht tema e asociacionit, që të martën zbehu diskutimet për çështje të tjera të ngritura në Bruksel.

Kjo temë që po e pengon tash e një kohë një takim mes Kosovës e Serbisë në nivelin e lartë, përplasi ashpër kreun e qeverisë kosovare, Albin Kurtin me zyrtarin e lartë të BE-së, Joseph Borell.

Kjo u shpërfaq në konferencën për media, ku spanjolli u shpreh i prerë për themelimin e Asociacionit, duke e konsideruar edhe si marrëveshjen më të rëndësishme mes dy vendveve, që duhet zbatuar.

Por cili është mesazhi që u dha nga këto diskutime publike.

Sipas njohësit të zhvilllimeve politike, Agon Maliqit, deklarata e Borrell shpërfaqi faktin se BE-së, se po i bën presion palës së dobët, në këtë rast Kosovës.

Të gabuar qasjen e Kosovës në këtë paraqitje, po e sheh Profesori i Mardhënieve Ndërkombëtare, Dritëro Arifi.

Arifi dhe Maliqi ndajnë mendim të njëjtë sa i përket fusnotës, me të cilën u paraqit Kurti në mbledhjen e MSA-së në kryqendrën evropiane.

Ndryshe, gjasat mbesin të vogla që këtë vit të ndodhë një takim në mes kryeministrit kosovar e presidentit serb në Bruksel.

Kjo pasi sipas BE-së vendet momentalisht nuk e kanë shprehur këtë gatishmëri.

(Kosova Sot Online)